Greqia dhe Holanda ndajnë pikët në një ndeshje spektakolare të Liges se Kombeve, që u mbyll me rezultatin 2-2.
Greqia e zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të me Ioannidis, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë, Masouras dyfishoi avantazhin për vendasit. Tulipanet u rikthyen në lojë pas pushimit.
Në minutën e 59-të, Van Dijk ngushtoi diferencën, ndërsa në fund të takimit, kur Greqia ishte pranë fitores, Reijnders shënoi në minutën e 89-të dhe i dha Holandës barazimin 2-2.
Me këtë barazim, Greqia kryeson grupin me 7 pikë, ndërsa Holanda renditet e dyta me 5.
Në sfidën tjetër, Gjermania regjistroi fitoren e parë në grup, duke mposhtur Serbinë 2-0 në Mynih.
Skuadra e Jurgen Klopp kaloje në avantazh në minutën e 39-të me Bischof, ndërsa Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 61-të.
Pas këtij triumfi, Gjermania ngjitet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Serbia mbetet pa pikë.
Festë për Portugalinë, që në Kopenhagën mposhti Danimarkën 4-2. João Cancelo zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, por Damsgaard barazoi dhjetë minuta më vonë.
Portugalia reagoi menjëherë me Gonçalo Ramos, ndërsa në pjesën e dytë Højlund riktheu baraspeshën.
Vitinha në minutën e 67-të dhe João Félix në të 87-ën i dhanë fitoren Portugalisë, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe merr kryesimin e grupit, duke treguar se ka alternativa të rëndësishme edhe në mungesë të Cristiano Ronaldos.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
