Familjarët e të shtruarve: Nuk kemi informacion për gjendjen shëndetësore

Situata në spitalet ku po trajtohen njerëz të infektuar me koronavirus duket se po shkon drejt kolapsit, pasi prej disa ditësh ambulancat të cilat mbërrijnë në ambientet e spitalit i mbajnë pacientët brenda në ambulancë dhe nuk i shoqërojnë për në pavionet përkatëse.

Shqetësimi që ngrenë familjarët, të cilëve u duhet të presin për orë të tëra, është mungesa e informacionit nga ana e stafit mjekësor.

E njëjta situatë paraqitet edhe në spitalin Shefqet Ndroqi.

Spitali Covid 3 është vënë në dispozicion të pacientëve të cilët ndodhen në gjendjen e përmirësimit të tyre pas trajtimit të marrë nga Spitali Infektiv, por ndryshe ndodh në të vërtetë.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 559 viktima. Qytetarët duhet të tregohen të vëmendshëm në respektimin e këshillave nga autoritete shëndetësore që situata të mos përkeqësohet akoma më shumë.

Klan Plus