Stina “e mbarë” e hashashit në Shqipëri!

Në pjesën e parë të emisionit Stop trajtohet me humor dhe ironi bilanci i të korrave të hashashit gjatë kësaj vere në Shqipëri.Më pas një iniciativë solidariteti për viktimat e tërmetit në Amtrice në Itali.Dhe në fund të pjesës së parë, intervista me deputetët dhe qytetarët e thjeshtë mbi kuptimin e ligjit të vetingut të votuar në parlament.

 

Sa kushton një provim në Universitetin e Shkodrës?

“Pre” e kameras së fshehtë të emisionit  “Stop”, kanë rënë pedagogë të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër. Investigimi i gazetarëve të programit tregon sesi mund ta marrësh një provim në cikle të ndryshme të studimeve, duke paguar 100 euro. Në këtë situatë përfshihet edhe shefja e departamentit të Bio-Kimisë Ditika Kopliku.

 

Hitparade e absurdit shqiptar!

Në këtë pjesë të emisionit transmetohen imazhe apo video të situatave absurde nga realiteti ynë i përditshëm.  Me humor dhe ironi Saimir dhe Genti komentojnë episodet e shfaqura.