Hitparade i absurdit shqiptar.

Një qytetar denoncon rradhët e gjata në zyrat e bashkisë së Kamzës. Në Gjinar të Elbasanit qarkullimi i kamionëve me dru të prerë nuk ndalet, edhe pse në fuqi është moratoriumi i pyjeve.Një qytetar ka filmuar një hotel në qendër të Shkodrës, që kullon nga të gjitha anët pa tubacione e kanalizime. Në markatën e vjetër në Kombinat një tjetër qytetar ka filmuar shumë shiringa përtokë. Një makinë policie shfaqet e lidhur me një zorrë, ngaku merr karburant prej një bidoni uji. Janë këto disa nga situatat, që transmetohen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”.

E paralizuara prej 6 muajsh pa paketë higjeno-sanitare, Stop zgjidh problemin.

Hasan Guri, një banor i Yzberishtit, denoncon në “Stop” , se ka vajzën të sëmurë me sindromën daën dhe paraplegji inferiore. Ajo trajtohet me kemp dhe duhet të përfitojë 100 mijë lekë të vjetra, po kaq për kujdestarinë e paketën higjeno-sanitare.Por për këtë të fundit, shërbimi social e sorollat prej 6 muajsh. Gazetarja e emisionit i drejtohet KMCAP-it epror, shërbimit social dhe zgjidh problemin e zotërisë dhe vazjës së tij të paralizuar. Vec kësaj emisioni “Stop” në bashkëpunim me nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” i sigurojnë Hasan Gurit për 6 muaj paketën e nevojshme higjeno-sanitare.

Histori e trishtë varfërie dhe humanizëm në Stop.

Merita Muca, banore në Lleshan të Elbasanit dhe nënë e tre fëmijëve, i është drejtuar për ndihmë emisionit “Stop”. Bashkëshorti i saj prej 4 muajsh ndodhet në paraburgim, për lidhje të paligjshme energjie dhe sot ajo jeton në kushte mbijetese. Në atë që as banesë nuk quhet, muret janë prej kompesate e po kështu edhe tavani. Merita tregon, se kur bie shi gjithcka futet brenda dhe është e detyruar, që ta mbështjellë veten dhe fëmijët me plastmas. Një qytetar nga Durrësi jep një shumë të hollash për zonjën në kushte mbijetese dhe kështu Big Market ndihmon në furnizimin me ushqimet bazë për disa muaj.