Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Shkrije para e s’kuptohet”, skandali i mishit të Brazilit me etiketë Kosove

U zbulua nga “Stop”, skandali i mishit të Brazilit me etiketë Kosove vë në lëvizje autoritetet e dy vendeve

Në emisionin e 1 prillit emisoni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi mishi me origjinë nga Brazili, importohet në Shqipëri nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas në etiketë shkruhet se është mish i freskët nga Kosova. Vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompania “Apetit shpk”.

“Stop” mori informacione se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian, që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”. Me kamera të fshehtë, “Stop” mori rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositi 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë. Por dokumentat u bënë sikur 1 ton mish fileto viçi ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në janar 2024.

Sot Ervin Grucka, Drejtor i Menaxhimit të Riskut në AKU tha se grupet e kontrollit kanë dalë në terren për të kontrolluar mishin e importuar nga “Apetit shpk”. Nga ana tjetër Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka pezulluar importin e mishit në Shqipëri nga kompania në fjalë. “Stop” mësoi se SPAK në Shqipëri dhe Prokuroria Speciale në Kosovë kanë nisur hetimin për skandalin që rrezikon shëndetin tonë.

“Sill djalin, të çoj në polici”,gruaja braktis burrin, nuk i le të shohë të birin 


Rolandi është një qytetar që tregon për “Stop” në Tv Klan se prej 9 vitesh ka qenë i martuar dhe në 2019-ën është bërë baba i një djali. Në atë kohë është larguar në Gjermani për të punuar dhe për t’i siguruar familjes të ardhura. Rolandi iku i vetëm për shkak të dokumentave dhe qëndroi për 2 vite, gjatë të cilave kontribuonte për familjen e tij.

Por kur ishte ende në Gjermani, bashkëshortja e tij vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre, shkëputi çdo kontakt dhe kur Rolandi u kthye në Shqipëri, e takonte djalin vetëm tek kopshti. Rolandi thotë se e ëma e djalit ka krijuar jetë të re dhe e ka lënë fëmijën tek prindërit e saj. Ai shprehet se ka 6 muaj pa e takuar të birin sepse nuk e lejojnë.

“Është shumë e rëndë. Djali ka mbetur jetim me baba dhe me nënë gjallë se s’po rri as me babain, as me nënën”, shprehet Rolandi.

Fëmija aktualisht rri te gjyshërit dhe ish-vjehrra e pranon këtë në një video-regjistrim. Mes rreshtave kuptohet se e ëma e takon rrallë të birin.

Motra e qytetarit: Nënës i takon, se është fëmija nën moshë, është fëmija i vogël…

Gjyshja e djalit: Unë kam detyrën ta rris deri në moshën 18 vjeç, atëherë ka lirinë vetë.

Motra e qytetarit: Ti e ke marrë si detyrë përsipër. E ke marrë ta rrisësh deri 18 vjeç.

Gjyshja e djalit: Po, e rris vetë.

Motra e qytetarit: Ela e ka pranuar këtë gjë? (nëna e djalit)

Gjyshja e djalit: Po! Pse?

Motra e qytetarit: Jo! Dakord, se tek nëna e vet, pse mos të pranojë? Të lumtë që i ke dalë për zot, por edhe Landi ka investuar, se deri sot kopshti është paguar…

Gjyshja e djalit: Ka bërë detyrën e vet.

Motra e qytetarit: Them ka bërë detyrën, ka dhe të drejta, se kur bën detyrën, e ka dhe njëfarë të drejte, të shikojë fëmijën.

Gjyshja e djalit: Para orës 6, të marrësh në telefon, mirë! Pas orës 8 do flejë.

Motra e qytetarit: Pas orës 8…mirë, mirë, se s’të marr aq vonë as unë, jo. Po gjatë ditës, që je tek puna, me kë rri?

Gjyshja e djalit: Po kam gocën tek shtëpia, tjetrën.

Motra e qytetarit: Po Ela, a vjen e takon ndonjëherë?

Gjyshja e djalit: Edhe Ela e takon. Vjen dhe Ela nga një natë.

Motra e qytetarit: Të takoj djalin është krejt puna, se dhe ai do një urë komunikimi. Unë po të marr ty, dakord. Unë po e takoj, por kur të vijë Landi, se ai është në Gjermani. Sikur të vijë, si mund ta takojë fëmijën?

Gjyshja e djalit: Aa me ne Landi nuk…

Motra e qytetarit: Nuk mund të ketë kontakt me ju?

Gjyshja e djalit: Jo, jo!

Motra e qytetarit: Me Elën s’ka, se s’ia ka numrat.

Gjyshja e djalit: Nuk i lë policia të takohen, nuk mund të takohen hiç fare.

“Stop” mori edhe përgjigjet e palës tjetër ku duket se janë kontradiktore me versionin e gjyshes që konfirmoi se djali jeton me të.

Gjyshja e djalit: Me Elën rri djali.

Babai: Po Ela nuk jeton te shtëpia juaj?

Gjyshja e djalit:  Jeton, s’jeton, çuni rri me Elën.

Babai: Si jeton, s’jeton, djali po rri me ju, nuk po rri me Elën djali.  Ku jeton vajza jote?

Gjyshja e djalit:  Jeton atje, ku ka pas jetuar.

Babai: Ku?

Gjyshja e djalit: Në Astir, pse? Djali vjen rrallë dhe shkon tek Ela, rri tek Ela. Ditën e mbaj unë, natën rri tek Ela.

Babai: Djali rri përnatë aty.

Gjyshja e djalit:  Jo, jo! E ke gabim!

Nëna e fëmijës: Në këtë orar unë marr fëmijën. E çoj në orën 11-12 ose në 2, kur vijnë njerëzit e mi prej pune dhe e marr në orën 6-7.

Tezja e djalit:

Tezja e djalit: Unë jam tezja e djalit dhe djali rri këtu, derisa të vijë nëna e vet nga puna.

 Gazetarja: Fëmija nuk qëndron gjatë gjithë kohës këtu? Ku jeton nëna?

Tezja e djalit: Këtu jeton.

Gazetarja: Jeton dhe nëna këtu?

Tezja e djalit: Këtu jeton. Këtu është fëmija, nëna e vet është në punë.

“Thotë ndihem e kërcënuar”, denoncon burrin për dhunë, nuk i lë djalin

“Veç 50 mijë euro ke dërguar!”, gruaja kërcënon burrin me ulërima: Sill djalin ose do të marr policinë!

Pas 9 vitesh martesë, Rolandi e ka gjetur veten të braktisur nga bashkëshortja. Ai emigroi në Gjermani për 2 vite me qëllimin për t’i siguruar asaj dhe djalit një jetë më të mirë, por kur u kthye ajo u zhduk duke marrë me vete edhe të birin.

Rolandi tregoi për “Stop” në Tv Klan se ka 6 muaj pa e takuar të voglin. Fëmija aktualisht rri te gjyshërit dhe ish-vjehrra e pranoi këtë në një video-regjistrim. Ajo konfirmoi se vajza e saj nuk e takon shpesh të birin. Deklaratat e gjyshes janë kontradiktore me fjalët e nënës së djalit dhe tezes së tij.

Palët nuk i janë drejtuar gjykatës për të përcaktuar kujdestarinë apo oraret e takimit. Edhe pse nuk ka vendim gjykate, sërish nëna e djalit mendon se babai nuk ka të drejtë ta mbajë apo ta takojë pa lejen e saj.

Më në fund, kur pas 6 muajsh Rolandi arrin të takojë të birin, ndeshet me kërcënimin e bashkëshortes që i kërkon të kthejë djalin se do ta denoncojë në polici.

Nëna e djalit: Të shkosh dhe të çosh fëmijën tim tek shtëpia, po të them dhe njëherë!

Babai: A jam babai?

Nëna e djalit: Mos më detyro, të të sjell policinë! Mos më detyro të merrem me gjykatë dhe ta takosh njëherë në dy muaj! Të çosh fëmijën brenda orës 6:30! Do bëj denoncim për vjedhje të fëmijës.

Babai: Po jam babai i fëmijës unë.

Nëna e djalit: E ke marrë pa lejen time. E ke marrë pa miratimin tim dhe unë kam të drejtë të bëj denoncim.

Më herët, babai i djalit mori leje për të takuar të birin.

Babai: Të mora të të pyes a e bëre gati djalin, a fole me Elën?

Gjyshja e djalit: Fola me Elën. Për ta takuar tha, ta takojë sa herë të dojë, se është fëmija i vet.

Në vjim të bisedës telefonike me nënën e djalit, Rolandi i kërkon sërish të takojë të birin. Gruaja i thotë se nuk ka dërguar gjë për djalin, edhe pse në fakt Rolandi ka kontribuar me 50 mijë euro për të dy.

Babai: Kam 6 muaj, që s’e kam parë djalin.

Nëna e djalit: Ore nuk më intereson fare sa ke pa e parë ti! Ti ma ke hequr fëmijën prej kopshtit.

Babai: Po ku je ti, që s’kemi një urë komunikimi, se kemi një fëmijë në mes, dua ta di.

Nëna e djalit: Nëse do komunikim, bliji telefon fëmijës dhe fol me fëmijën! Fëmija është mjaft i zgjuar dhe mjaft i rritur, të të marrë në telefon. Ke kontribuar gjë për fëmijën ti?

Babai: Mbi 50 mijë euro kam kontribuar.

Nëna e djalit: Mos përmend çfarë më ke dërguar mua! Për fëmijën, po flas, për fëmijën.

Babai: Për fëmijën tim, vazhdimisht.

Nëna: Kur? Ai fëmija nuk ha? Nuk sëmuret ndonjëherë? Ai fëmija as nuk vishet?

/tvklan.al