Rikthehet parlamenti i maskave dhe konsullja e shkarkuar e Milanos.

Ditën e djeshme nisi punimet parlamenti shqiptar dhe Klintoni ishte atje dhe realizoi intervista me humor me të zgjedhurit tanë.Po ditën e djeshme ministrja e arsimit Besa Shahini deklaroi, se ka njoftuar kryeministrin Rama, se në fund të këtij mandati nuk do të jetë më në detyrë, në politikën shqiptare e Shqipëri. Në mars 2016 emisioni “Stop” transmetoi rastin e korrupsionit në konsullatën e Milanos, ku për një certifikatë martese jepej 1 mijë euro nën dorë. Në atë kohë ministri i jashtëm Ditmir Bushati e shkarkoi nga detyra dhe shërbimi diplomatik konsullen Luljeta Cobanaj. Por ministri i ri Gent Cakaj e ka rikthyer në shërbim zonjën Cobanaj në pozicionin e oficeres koordinuese për diasporën po në Milano.

Hamallaj/ Fiton shtesen e pensionit, por jep 200 mije leke per ta marre.

Kemi udhëtuar drejt fshatit Hamallaj në Durrës për shqetësimin e Ermal Kokës, i cili ka një problem me shtesat e pensionit të babait të tij, që ka fituar statusin e minatorit. Prej një viti ka bërë kërkesën në Agjencinë e Sigurimeve Sukth, por punonjësi nuk ia kalon shtesat në vlerën 530 mijë lekë të vjetra, nëse nuk i jep atij 200 mijë lekë të vjetra. Një gjë e tillë faktohet edhe në regjistrimin e bisedës mes të dyve.Në fund Ermali detyrohet të paguajë, për të marrë atë që i takon dhe që katandiset si shprehja e kokoshit në një thelë.

500 mije leke per pune roje objekti, policia nis hetimin pas kameras se Stop.

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmë një kamera të fshehtë, që tregoi, sesa të pasigurta janë instucionet tona. Siguria e tyre iu besua kompanisë shtetërore, Illyrian Guard, por ne treguam, se roja i objekteve u punësua pasi dha 500 mijë lekë ryshfet.Më pas “roja ynë” hyri në një prej institucioneve të mbrojtura, AKEP, duke kaluar cdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit. Të gjithë celësat e zyrave dhe të automjeteve iu dorëzuan gazetarit të”Stop”.Sot policia ka sekuestruar pamjet filmike për të kryer veprimet hetimore për rastin. Ndërsa në Akep askush nuk përgjigjet për nivelin e sigurisë, por kërkojnë që të mos filmohet as jashtë ambienteve të institucionit.