Cfarë solli 2018-ta e cfarë presim sivjet? Flasin qytetarë e politikanë.

Në nisje të këtij emisioni gazetarja e “Stop” ka intervistuar qytetarë e politikanë, të cilët i ka pyetur, se cfarë u solli viti 2018, që sapo lamë pas.Përgjigjet janë nga më të ndryshmet e po kaq të larmishme janë edhe opinionet dhe dëshirat e tyre për atë, që presin nga 2019-ta.

Fati në fall, kur bie në dashuri me Ditmir Bushatin apo lali Erin.

Në nisje të vitit të ri të gjithë kemi ndjeshmëri të shtuar, për atë që na pret gjatë 12 muajve të ardhshëm. Madje disa prej nesh u drejtohen edhe formave të ndryshme të parashikimit të fatit, e kur kanë mundësi, duan edhe të ndikojnë te fati.

Vajza jonë i drejtohet fillimisht një fallxhoreje, duke i treguar “hallin” e madh, që e ka zënë: ka rënë në dashuri me Ditmir Bushatin dhe kërkon ndihmë për ta bërë për vete.

Fallxhorja në Astir

Vajza- Si je?

Fallxhorja- Si jeni juve? Mirë?

Vajza- Si kalove? Mirë?

Fallxhorja- Mirë, mirë! M’u duk kot, se unë e kam atë dhuntinë…

Vajza- Mirë!

Fallxhorja- Për çfarë ke ardhur nana?

Vajza- Atëherë, jam shoqëruese e nuses së Ditmir Bushatit.

Fallxhorja- E kam ngju si emër, po nuk i mbaj mend.

Vajza- S’ka gjë. Dua ta bëj për vete Ditmirin…

Fallxhorja- Aaa, të vdes unë…

Vajza- Ia kam shtrënguar njëherë dorën, jam munduar, që t’i bie në sy.

Fallxhorja- Ka pas kshu, içik drejtim teje?

Vajza- Ndoshta ka pas dhe unë s’e kam vënë re.

Fallxhorja- Unë do mundohem të të jap mbarësi ty njëherë.

Vajza- Unë mbarësi kam, unë dua thjeshtë të më bësh diçka, që ai të më afrohet, të më kushtojë vëmendje.

Fallxhorja- Do të bëj një lutje, ta shoh njëherë, se ai është dhe tip serioz pak e shoh në bisht të syrit. Po të jesh burrë dhe gru, unë të bashkoj ding…A merr vesh ti?

Vajza- Dua t’i zgjohen pëlqime dhe ndjenja ndaj meje! Këtë dua…!

Fallxhorja- Eee edhe një femër tjetër i ka bërë këtij.

Vajza- Çfarë i ka bërë?

Fallxhorja- Mos ta ketë mendjen, ta ketë mendjen ai vetëm tek ajo. Ma jep emrin tat!

Vajza- Ina!

Fallxhorja- Ina, je goc e shkathët, je goc, që e ke meritu me shku deri atje.Emrin?

Vajza- Ditmir! Ditmir Bushati!

Fallxhorja- Është merakli femrash, e di si të vëren? Të vëren me bisht të syrit, kshu krak! Unë do bëj një lutje, s’e di, Allahu e pranoftë! T’i shoh njëherë letrat. Ditmiri, a të ka pas provoku më përpara?

Vajza- Unë e kam provoku, i kam shtrënguar dorën, kur e takoj.

Fallxhorja- Ty me të bërë, që ai të jetë afër teje, se kur të sheh ai, të sheh mirë ty. E kupto? Ka shumë femra, si kanë punu për të, me e zënë. Nuk je ti e para, a kupto? Ka një çik probleme me shtetin.Nuk e ka kushedisa të dashurume vjerrën, atë gruan. E ke parë ndonjëherë në ëndërr atë ti?

Vajza- Po, shumë herë e shoh!

Fallxhorja-Jepi, o bablok rrugë, po erdhi kjo me shkri plumb, a do t’i eci mbarë kësaj? Allah Pejgamber! Hë iher kthej nga unë, pi me 5 të kuqe, do të eci mbarë, do të hap unë rriskun tënd! Do t’i bëjmë naj gjë Jetmirit…

Vajza- Ditmirit!

Fallxhorja- Ditmirit, ua si sun e gjetkam, hajde njëherë! I bën gruaja e vet.

Vajza- Çfarë i bën gruaja?

Fallxhorja- Ku di unë… Do vij goca me shkri plumb, o babloki jem, edhe ti hapet risku kësaj, o Allahu Pejgamber, hajde! Inshallah! Do vish naj ditë ti? Shtëpinë e mësove!

Vajza- Po!

Fallxhorja- Hajde shkrijmë plumb, d.m.th, ta shoh njëherë aty!

Vajza- Sa të detyrohem?

Fallxhorja- Hë njëherë, ta shoh, sa e ke bo njet ti? Hidhi ato, mirë është!

Vajza- Mirupafshim!

Në rastin e dytë vajza jonë është dashuruar më lali Erin me të cilin ka punuar ngushtësisht gjatë fushatës zgjedhore.

Fallxhorja rruga Kavajës

Qytetarja- Si kaloni? Mirë? Ti je ajo zonja, që shikon fall?

Fallxhorja- Po unë jam, por unë i mbaj me telefon. Unë i mbaj me telefon, ndaj thashë.

Qytetarja- Nuk e dija. Unë jam marrë me fushatë, kam bërë fushatë këtu në Tiranë me Erjon Veliajn. Më përgëzonte punën time, që bëja. Në një mënyrë më stepët, në një mënyrë më afrohet.

Fallxhorja- Shiko, të del si i bllokuar sheqeri. Ku ke vajt edhe në ndonjë vend tjetër? Shiko forma e çelësit, sikur t’i kanë mbyllur gjërat.Shiko si ma bëre mishin! Ndjeve ndonjë gjë në trup tani? Unë them kështu tani, shkri një plumb! Plumbi prish sy, prish magji dhe të hap sytë aty, ku do. Unë plumb po bëja kur erdhe ti, hajde! Këtë si do ta jap unë, do ta mbash në çantë ti!

Qytetarja- Po!

Fallxhorja- Do dalësh në një rrugë kryqe dhe do hedhësh sa të kapë dora dhe do thuash: O Zot! Sikur janë 4 rrugët, kështu m’i ëmbëlso mua! Të të hapen rrugët, se për mua i ke 100% të bllokuara. Gjithë energjia negative më kalon mu.

Qytetarja- Lekët do t’i jap në fund?

Fallxhorja- Pa lekë fare sot?

Qytetarja- Jo, do të të jap edhe sot. Sa të të lë sot? Të të lë 10 atëherë?

Fallxhorja- Eh! Ashtu!

Qytetarja –Po ndonjë gjë tjetër, bën?

Fallxhorja- Po bëj, po mos uu…

Qytetarja- Çfarë?

Fallxhorja- Të gjitha gjërat i bëjmë, por vetëm magji nuk bëjmë. Lidhje, kam ujë, çefin, kycin… të gjitha i kam. Mirupafshim!

Falli/Kur të ze qymyri me Taulant Ballën.

Në rastin tjetër vajza jonë “është dashuruar” me Taulant Ballën dhe i thotë, fallxhores, se do, që ta bëjë për vete. Ajo merr instruksionet e nevojshme, për të realizuar dashurinë, që nuk e le të qetë. Më pas fallxhorja i flet për dashurinë dhe perspektivën.

Fallxhorja Durrës.

Qytetarja- Si kalon?

Fallxhorja- Ç’kemi njëherë? Si jeni?

Qytetarja- Mirë!

Fallxhorja- Për çfarë e do? Për mbarësi?

Qytetarja- Për dashurinë më shumë?

Fallxhorja- O më raftë pika mua… Emri i personit?

Qytetarja- Taulant!

Fallxhorja- Sikur ia bëjnë ndonjë gjë këtij… Njëherë të afron, njëherë të largon.Po të është vardisur edhe një tjetër ty.

Qytetarja- po,Lulzim Basha.

Fallxhorja- Haha, po s’janë gjëra këto. Ndonjë pozicion, ose të bëj ndonjë gjë. A më kupton?

Qytetarja- Për atë punë ka në dorë shumë.

Fallxhorja- Po, ka moj, ka. Po!

Qytetarja- Unë kam punu shumë me të në fushatë dhe aty e kam kuptu, se është shumë njeri i mirë.

Fallxhorja- Po moj, është njeri i mirë.Unë do mundohem të të bëj ndonjë të mirë, ishalla Zoti të ndihmoftë! Ai mund të të japë shumë gjëra, mund të të sjellë shumë surpriza. Do t’i bëjmë ndonjë gjë, unë do ta bëj, që ta ketë dashurinë. Një çikë sheqer do të të jap. Ja do të të mësoj unë, si t’ia hedhësh. Ato letrat e hundëve i keni juve. Merr dy tre thërrimka sheqer dhe tak ia hedh sheqerin, a në dorë a, në këmbë a…!

Qytetarja- Po kështu vetëm sheqer bëni juve?

Fallxhorja- Sheqer!

Qytetarja- Po gjë tjetër?

Fallxhorja- Pse?

Qytetarja- Ndonjë nuskë a ndonjë lidhje?

Fallxhorja- Po lidhjen ta bëj unë, po për çfarë e do?

Qytetarja- Po me çfarë e bën?

Fallxhorja- Me qefin.Por edhe do të të ndihmojë ai, me shtëpi me gjër e gjëra.

Qytetarja- Edhe 1 makinë!

Fallxhorja- Për makinë, s’e di unë, por për shtëpinë e di! Nuk është premtim kot, është një premtim, është një zbatim, por tani…

Qytetarja- Sa të detyrohem?

Fallxhorja- Sa të le në zemër! Zoti të ndihmoftë! Kalofshi mirë!

Qytetarja- Kalofshi mirë!

Shkrirja e plumbit tek falxhorja Institutit

Fallxhorja- Kush është E?

Qytetarja- E jam vetë!

Fallxhorja- E tani, ke pas ndonjë lajm për unazë?

Qytetarja- Po!

Fallxhorja- Ke një hije, nuk ke gjë të keqe, rastin e ke të shpejtë.

Fallxhorja (Djalit)- Kjo shtëpi është blozë, shif çfarë ka dalë?

Fallxhorja- Ke një mbarësi shumë të madhe para, pavarësisht, se keni ra të mërzitshëm, por me shanse e me fate, jo shumë larg, përpara. Do të të hecë një gjë shumë e madhe, mbaje mend! Goce, magji e kështu nuk ke. As sy s’ke, magji s’ke! Je shumë e hapur. G dhe E thotë janë fat. Kurse një zog i bukur është duke ardh me një letër në gojë. Kjo letra thotë, ka mbarësi. Ti ke 5 dhe shpresën përpara. Ke gëzime të mëdhaja përpara, ke një çështje jashtë mase për mirë. Ke ra me ec përpara. Paç fat, ishalla! Unë të jap, po kushton pak.

Qytetarja- Sa kushton?

Fallxhorja- Kushton, kushton 30 mijë. (të vjetra) Merr foton e atij, laje diku edhe fute këtu!

Qytetarja- Mirupafshim! Faleminderit!

Fallxhorja- Mirupafshim!