Tomas Strakosha është shpallur portieri më i mirë i vitit në kampionatin grek.

Në sezonin që lamë pas, 31-vjeçari bëri paraqitje shumë pozitive që ndihmuan skuadrën e AEK-ut që të fitonte titullin kampion në Greqi dhe të drejtën për të luajtur në Champions League.

Në 30 ndeshje të luajtura, Strakosha e mbajti portën të paprekur 30 herë. Gardiani kuqezi tregoi sekretin e formës.

“Është një çmim shumë i rëndësishëm për mua. Dua ta ndaj me familjen time që më qëndron pranë në çdo moment. Bëmë një sezon të shkëlqyer me disiplinë, pasion dhe durim. Ndeshja më e mirë besoj se ka qenë ajo ndaj Anderlehtit”, tha Strakosha.

Por pavarësisht se Strakosha dhe skuadra e tij kanë siguruar të drejtën për të luajtur në Champions League, ende ai nuk e ka bërë debutimin për shkak të dëmtimit që ka pësuar në dorë.

Mediat greke raportojnë se pavarësisht faktit që ka nisur stërvitjet, është në dyshim të fortë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në nëntor.

Trajneri Rolando Maran do të publikojë listën e futbollistëve të grumbulluar në datën 7.

Stërvitja e parë do të zhvillohet më 9 nëntor, ndërsa në 12 nëntor kuqezinjtë do të presin në “Air Albania” Finlandën.

Sfida e fundit në grupin C1 është ajo kundër Bjellorusisë më 15. Ndeshje që do të transmetohen në TV Klan.

/tvklan.al