Një studente mendoi se po ëndërronte kur shkoi në tualet përpara se të dilte me miqtë dhe solli në jetë një fëmijë.

Jess Davis, e cila mbushi 20 vjeç një ditë pas lindjes, nuk ia kishte idenë që ishte shtatzënë dhe mendoi se dhimbjet e barkut i kishte për shkak të periodave. Studentja e historisë dhe politikës nga Bristol nuk kishte pasur shenja të dukshme shtatzënie dhe as bark…

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, ajo solli në jetë një djalë më 11 Qershor të këtij viti.

Jess Davis, 12 ditë para lindjes

Nëna e re, e cila është në vitin e dytë të universitetit tha: “Periodat e mia kanë qenë gjithnjë të çrregullta, kështu që nuk kisha dyshime. Ndonjëherë me vinte për të vjedhë, por duke qenë se kisha nisur të merrja pilula të reja, mendoja e kisha nga ilaçet”.

“Kur linda pësova shokun më të madh të jetës. Mendova se po ëndërroja. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte deri në momentin që e dëgjova të qante. Mu desh disa kohë që të merrja veten nga shoku që pësova, por tani jam tejet e lumtur.”/tvklan.al