Sulmet e kryetarit të Partisë Lirisë Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani u bënë shkak të një debati mes mazhorancës dhe opozitës në parlament. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se drejtuesit e opozitës e cilësojnë SPAK organizatë kriminale vetëm kur ata goditen nga drejtësia.

Elisa Spiropali: Doni të mbani peng të hallit tuaj të madh, çohuni e thuajeni qartë çfarë është SPAK-u për ju? Mos të jetë përgjigjia si ajo e herës së kaluar, që kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale.

Deklaratat e ministres morën përgjigje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Gazment Bardhi: Sa për delir madhështie asnjëri nga ata që përmende ti s’ka delir madhështie. Delir madhështie ka vetëm babai jot.

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzoi qeverinë se ka vënë nënkontroll të plotë sistemine drejtësisë.

Ndërsa Lulzim Basha iu drejtua SPAK, me një kallëzim për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Ai e akuzon atë për shpërdorim detyre pasi pranoi të përfshinte në grupin parlamentar të PD, deputetët e përjashtuar prej tij.

“Ramës i leverdis ta bëjë pis PD dhe përdor këta pazarxhinj për t’i bërë një nder atyre dhe merr nderin tjetër në kthim që është qëndrimi gjoja i parakorduar i Olta Xhaçkës. Ajo që ndodhi me Olta Xhaçkën është totalisht e rakorduar dhe tani thonë do ta çojmë prapë në Kushtetuese.”

Ndërkohë, në parlament opozita kërkoi përsëri mocionin me debat për drogën, por mazhoranca përsëriti qëndrimin e saj duke thënë se ky diskutim është i ezauruar.

Klan News