Sulmohet Ambasada e Izraelit në Serbi, plagoset polici që ruante objektin, vritet agresori. Policia bën me dije se një person ka qëlluar me hark dhe shigjetë policin në derën e kësaj ambasade duke e plagosur.

Ministri i Brendshëm e cilësoi ngjarjen akte terrorist ndërsa polici edhe pse i plagosur iu kundërpërgjigj duke e qëlluar për vdekje agresorin.

Pjesëtari i Xhandarmërisë iu nënshtrua një operacioni pas ngjarjes për heqjen e shigjetës që kishte në qafë.

Serbia ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, shtet që po vazhdon operacionet ushtarake në Gaza, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Klan News