Më shumë se pesë milionë njerëz në Japoni u është thënë që të evakuojnë shtëpitë e tyre pasi vendi u godit nga tajfuni më i fuqishëm ndër dekada.

Tajfuni tani është dobësuar në një stuhi të fortë tropikale dhe po bën rrugën e tij në veri-lindje, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të rënda në energji elektrike dhe në shërbimet e transportit.

Urdhërata e evakuimit janë në fuqi kryesisht për sa u përket ishullit jugor të Kyushut dhe disa zonave të tjera të Japonisë qendrore.

Si pasojë e këtij tajfuni të tmerrshëm, sipas mediave të huaja katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur./tvklan.al