Performojnë në Prishtinë Calvin Harris dhe Miley Cyrus

Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës në Kosovë, “Sunny Hill”. Festivali do të mbahet më 2, 3 dhe 4 Gusht.

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë këtij festivali, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, interesimi për të blerë biletat të cilat tashmë janë online ka pothuaj nga e gjithë bota.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i Kosovës ndërsa është hera e fundit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Gjithë artistët që vinë në Festival qëllimi është që edhe ata të shohin se çfarë rinie kreative kemi. “Sunny Hill” do të jetë ne rritje të përvitshme, dhe edhe në vitet e ardhshme do të kemi artistët më të mëdhenj në botë. Vitin e kaluar, “Sunny Hill Festival” mblodhi rreth 50.000 njerëz për tri ditë dhe netë radhazi pandërprerë. Edicioni i parë i “Sunny Hill Festival” ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Tv Klan