Pas ndeshjeve të katërta në grupe të Champions League erdhën surpriza. Atalanta fiton 2-0 në Liverpool, duke shtangur kampionët e Anglisë. Iliçiç në 60’ dhe Gosens në 64’ kanë befasuar në “Anfield”.

Real Madrid nuk fali sërish Inter. Spanjollet fituan 2-0.

Nuk ndalet Bayern Munchen që vijon me fitoret dhe rekordet. Bavarezët arritën suksesin 3-1 ndaj Salzburg, duke e çuar në 15 fitore radhazi në Champions League.

Më herët Manchester City siguroi kualifikimin për në fazën tjetër falë fitores minimale ndaj Olimpiakos. Ajax fitoi në shtëpi ndaj Midtjylland, 3-1.

Tv Klan