Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë dhe se takimi i radhës do të jetë më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
“Kemi pasur takimin e zakonshëm të vështirë. Do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme. Besoj se në periudhën e ardhshme do të ketë shumë bisedime të tjera”.
“Siç e kuptoj unë, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut më 18 mars, kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë rajonin”, u tha Vuçiç gazetarëve, raporton KlanKosova.
/tvklan.al












Botërori 2026 
