Ylli i POP-it ka fituar 185 milionë Dollarë për një vit

2019 ka qenë pa dyshim vit i artë për yllin e POP-it Taylor Swift.  29-vjeçarja  ka fituar vetëm për një vit 185 milionë dollarë, duke u shpallur kështu edhe nga prestigjiozja “Forbes” si këngëtarja më e pasur për vitin që po lëmë pas.

Një ndikim të madh në arkëtime ka pasur albumi i saj i fundit “Lover”, i cili ka shënuar rekorde në shitje, çmime dhe klikime online.

Në vendin e dytë renditet Kanye West me 150 milionë  dollarë, pasuar nga  Ed Sheeran me 110 milionë.

Tv Klan