Mijëra makina të bllokuara nga ngrica në rrugë

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një bllokim i madh trafiku që është shkaktuar nga dhjetëra mijëra vizitorë që u mblodhën në një qytet malor në Pakistan. 

Policia raportoi se 6 persona kishin ngrirë për vdekje në makinat e tyre ndërsa nuk është ende e qartë nëse të tjerët kane humbur jetën nga asfiksia.  Mijëra mjete gjenden të bllokuara në rruge teksa Ministria e Brendshme është shprehur se Ushtria po përpiqet të mobilizoje situatën duke iu ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

Autoritetet paralajmëruan fundjavën e kaluar se shumë automjete po përpiqeshin të shijonin pamjen piktoreske pas reshjeve të dëborës. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar që shumë hotele të mos kenë furnizim me ujë dhe gaz pasi temperaturat kanë dëmtuar tubacionet apo i kanë ngrirë ato. Për shkak të vështirësive në transport shumë hotele mbeten dhe pa ushqim dhe shërbimet e telefonisë ishin të kufizuara.

Tv Klan