Pritet zyrtarizmi i koalicionit qeverisës

Ndonëse ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, nesër pritet takimi ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kurti e Mustafa pritet të diskutojnë për mundësinë e formalizimit të bashkëqeverisjes së ardhshme. Kurti tha se do të diskutojnë për çështjet e hapura përfshirë edhe postet ministrore dhe atë postin e presidentit.

Ndërsa u shpreh i vendosur se nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe. Ndërkohë është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave. Brenda javës së ardhshme pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Tv Klan