12 gusht 2026 – Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama mblodhi sot në Kuç të Vlorës kryetarët e bashkive të vendit.

Takimi ka zgjatur 4 orë e 30 minuta ndërsa pjesëmarrës ishin edhe kryetarët e bashkive që janë propozuar për tu shkrirë, Arbjan Mazniku në cilësinë e bashkëkryetarit të komisionit për reformën territoriale si dhe ministri Ervin Demo.

Fokusi i diskutimeve ishte organizimi territorial ndërsa u paraqitën dhe problematikat me të cilat përballen njësitë vendore si dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve.

Reforma Territoriale ka nxitur debate e diskutime të mëdha si në publik ashtu dhe në skenën politike. Propozimi i Partisë Socialiste për uljen e numrit të bashkive në 46 nga 61 që janë aktualisht, ka çuar në protesta nga ana e qytetarëve si dhe kundërshti nga bashki nën drejtimin e PS.

Ky konsolidim territorial, sipas PS, nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie, por çdo qendër e prekur nga ky proces do të ketë përfaqësim institucional përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak.

Nga ana tjetër, në draftin e Partisë Demokratike propozohet krijimi i 100 bashkive dhe 6 rajoneve, duke parashikuar shtimin e 39 njësive të reja vendore.

Kryebashkiakët pjesëmarrës në mbledhje

1. ⁠1. Kryetare e Bashkisë Durrës Emiriana Sako

2. Kryetar i Bashkisë Shkodër Benet Beci

3. Kryetar i Bashkisë Kukës Albert Halilaj

4. Kryetar i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja

5. Kryetar i Bashkisë  Korçë Sotiraq Filo

6. ⁠Kryetar i Bashkisë Berat  Ervin Ceca

7. Kryetar i Bashkisë Vlorë Brunilda Mersini

8. Kryetar i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi

9. ⁠Kryetare e Bashkisë Klos Valbona Kola

10. ⁠Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë Andi Proshka

11. ⁠Kryetare e Bashkisë Dimal Juliana Atesia

12. ⁠Kryetar i Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj

13. ⁠Kryetar i Bashkisë Patos Fation Duro

14. ⁠Kryetar i Bashkisë Divjake Josif Gorrea

15. ⁠Kryetar i Bashkisë Selenice Nertil Bellaj

16. ⁠Kryetar i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu

17. ⁠Kryetar i Bashkisë Këlcyrë Klement Ndoni

18. ⁠Kryetar i Bashkisë Cërrik Florenc Doka

19. ⁠Kryetar i Bashkisë Belsh Arif Tafani

20. ⁠Kryetar i bashkisë Libohove Leonard Hide

/tvklan.al