Meghan Markle po i rikthehet aktrimit tetë vite pas ndarjes me Hollywood.

Sipas The Sun, dukesha e Sussex po i bashkohet kastit të “Close Personal Friends”, me Jack Quaid, Lily Collins dhe Brie Larsen.

Meghan do të luajë vetveten në filmin i cili tregon historinë e dy çifteve, njëri i famshëm dhe tjetri jo. Ajo është parë në sheshxhirim në Pasadena, Los Anxheles në the Amazon MGM Studios.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Meghan dhe simbolizon një rikthim në të bërit të asaj që ajo dëshiron”, tha një burim, duke shtuar se “ofertat kanë vërshuar” në drejtim të saj, por “kjo dukej e duhura.”

“Është mënyra e Meghan për t’u rikthyer butësisht dhe të shohë sesi e shijon rikthimin në sheshxhirim. Të gjithë janë shumë të emocionuar dhe janë betuar që s’do të thonë asgjë për përfshirjen e saj.”

Sa për princin Harry, burimi tha se ai e mbështet vendimin e bashkëshortes.

“Princi Harry është përkrah saj dhe do që Meghan të bëjë çfarëdo që e bën të lumtur.”

Në vitin 2017 kur u fejua me princin, Meghan mori vendimin për t’u tërhequr nga Hollywood ku kishte pasur role në “Remember Me”, “Horrible Bosses” apo serialin “Suits”, për t’iu përkushtuar jetës mbretërore.

44-vjeçarja u shfaq për herë të fundit në finalen e sezonit të shtatë të serialit, në prill 2018, një muaj para se të martohej me Harry.

Në vitin 2020, ajo dhe princi u vendosën në Kaliforni ku jetojnë me fëmijët e tyre, princin Archie dhe princeshën Lilibet.

/tvklan.al