Presidenti i

Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,

i ka kërkuar falje në lidhje me deklaratat në të cilat ai përmend presidentin e

Kosovës dhe atë të Serbisë, të përfshirë në negociata për ndarje e shkëmbim

territoresh.

Thaçi tha se Zaev

ka rënë pre e mashtrimit nga humoristët rusë, të cilët janë prezantuar si

ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e që kanë folur edhe për ndarjen e

Kosovës.

Edhe Zaev, në një

konferencë për media në Shkup, e pranoi se ka rënë pre e këtij mashtrimi.

Çka fshihet pas

mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike, rreth 20 minuta, me kryeministrin Zaev. Ai më ka telefonuar për t’u sqaruar për atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se kjo ka qenë një rrethanë, në të cilën ka rënë pre e mashtrimit”, tha Thaçi.

Këto komente, ai

i bëri në Prishtinë, pas takimit lamtumirës me shefen e misionit evropian për

sundimin e ligjit EULEX, Alexandra Papadopoulou.

Në këtë bisedë

telefonike me humoristët rusë, të publikuar në Youtube, Zaev flet se si Thaçi

është pajtuar që komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, t’i

takojnë Serbisë.

Për ato që ka thënë se gjoja dhjetë komuna do t’i jepen Serbisë, ai ka treguar se i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe në të dhënat apo lancimet e gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Këto janë fjalët që mua mi ka thënë Zaev. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar, por të gjitha janë të bazuara në thashetheme”, tha Thaçi.

“Raportet me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”, nënvizoi Thaçi.

Ndryshe, në bisedën e publikuar që Zaev ka zhvilluar me humoristët rusë, ai dëgjohet duke thënë se për idenë e ndryshimit të kufijve, e cila, sipas tij, është ide e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, janë shprehur kundër edhe liderë botërorë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel./REL