Tik-Tok nuk do të shitet. Pronarët e kompanisë mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thonë se nuk kanë ndërmend të shesin aksionet në Amerikë, e cila është një nga mundësitë që ky rrjet të vazhdojë të jetë i përdorshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të kësaj jave, pritet që pronarët e TikTok të kundërshtojnë vendimin në gjykatë.

Deklarata nga ByteDance vjen si një përgjigje ndaj një artikulli nga një uebsajti amerikan i teknologjisë ku thuhej se pronarët po mendonin për shitjen e aplikacionit.

Shtrëngimi i kontrolleve të Pekinit ndaj kompanive private ka ngritur shqetësime në SHBA dhe vende të tjera perëndimore, se sa kontroll ka Partia Komuniste Kineze mbi ByteDance dhe të dhënat që ajo mban.

Vetë kompania ka mohuar vazhdimisht pretendimet se qeveria kineze ka kontroll mbi ByteDance.

Sidoqoftë, TikTok nuk do të mbyllet menjëherë në SHBA. Ligji i ri i jep kohë kompanisë ByteDance nëntë muaj për të shitur biznesin dhe një periudhë shtesë prej tre muajsh, përpara se të zbatohet vendimi dhe Tik-Tok të mbyllet përfundmisht.

Klan News