Urdhri erdhi pas ndeshjes me Bylisin

Tirana do të kryejë testet për Covid-19, pas ndeshjes me Bylisin.

Autoritet shëndetësore kërkuan këtë kontroll klubit bardheblu këtë të premte.

Tirana në njoftimin e saj shkruan se i gjithë ekipi gëzon shëndet të mirë dhe do të zhvillojë testet të shtunën.

Gjithçka nisi pas rastit pozitiv të futbollistit të Byslisit, Eridon Qardaku që u pasua me kryerjen e tamponëve nga stafi dhe lojtarët e ekipit mallakastriot që rezultuan negavite.

Tv Klan