Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita ka protestuar sërish para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Tubimi ka zgjatur rreth 60 minuta, teksa ndryshe nga protestat e shkuara nuk ka patur tensione mes të pranishmëve dhe Policisë së Shtetit.

Organizatorët e saj kanë bërë thirrje që kjo qëndresë të vazhdojë, teksa nuk kanë munguar akuzat në drejtim të institucionit të Bashkisë së Tiranës.

Tv Klan