Dominic Solanke është lojtari më i ri i Tottenham-it. Klubi londinez, njoftoi këtë të shtunë firmën me sulmuesin, që vjen nga skuadra e Bournemouth.

26-vjeçari i mahniti të gjithë në sezonin e fundit, pasi realizoi plot 19 gola në Premier League, në 38 ndeshje të luajtura.

Solanke e njeh mirë kampionatin anglez, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Liverpool, ndërsa ka dalë nga të rinjtë e Chelsea.

Sulmuesi i ka kushtuar arkave të Tottenham 65 milionë euro plus 10 milionë euro në formë bonusesh, ndërsa ka firmosur kontratë 6-vjeçare, deri në verën e vitit 2030.

Përforcim i rëndësishëm për “Spurs” në repartin e avancuar, aty ku në sezonin e kaluar vuajtën jo pak. /tvklan.al