Konkurrojnë 176 çiklistë nga e gjithë bota
Një nga garat ciklistike më të rëndësishmen në botë nisi këtë të shtunë. “Tour de France 2023” startoi edicionin e 110-të. Në këtë tur fantastik që nisi në Bilbao në Spanjë dhe do të përfundojë në Paris në Champs Elysee më 23 Korrik, do të jetë 22 ekipe nga e gjithë bota me 176 çiklistë në total.
Siç është tradita, të parët që nisën garën ishin tre fituesit e katër edicioneve të fundit, me Jonas Vingegaard, Tadej Pogacar dhe Egan Bernal. Gjithsej janë 21 etapa, 8 prej të cilave do të jenë sprint, 4 lëvizje, 1 kronometër dhe 8 etapa malore.
Çiklistët do të duhet të plotësojnë distancën e 3405,5 km, në trajektore të ndryshme dhe relieve nga më dinamiket që ngjiten deri në lartësinë e 2304 metrave mbi nivelin e detit. Përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre disaditor, sportistët do të kalojë në 30 male, pesë vargmalesi Pirenejtë, Masivi Qendror, Jura, Alpet dhe Vosges.
“Tour de France 2023” është gjithmonë një garë interesante dhe në mungesë të futbollit ka tërhequr vëmendjen e shikuesve që do të mund ta ndjekin drejtpërdrejtë në 190 shtete.
Një element i vecantë është edhe siguria fizike e ciklistëve që jo në pak raste kanë pësuar aksidente. Në edicionin 2023 janë angazhuar 28 mijë efektivë, ku përfshihen edhe zjarrfikësit. Një kontribut të madh do të japin edhe 1000 vullnetarë e mbi të gjitha një staf për shëndetësor prej 17 personash mjekë dhe infermierë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
