Një çift i ri nga Teksasi humbi tragjikisht jetën në aksident me makinë, vetëm pak minuta pas ceremonisë martesore.
19-vjeçari Harley Morgan dhe bashkëshortja e tij 20-vjeçare Rhiannon Boudreaux, mbetën të vrarë në qytetin e Orange. Sipas CNN, ngjarja ndodhi sapo ata kishin dalë me makinë nga një parking dhe po futeshin në autostradë, kur u përplasën me një kamionçinë.
Dy të rinjtë po largoheshin nga gjykata, pasi ishin kurorëzuar në martesë. Pas tyre ndodhej nëna dhe motra e 19-vjeçarit, të cilat dëshmuan të gjithë përplasjen tragjike.
“Pashë djalin tim të vdiste“, tha nëna e Harley duke folur mediat amerikane. “Kam ende gjakun e djalit tim në trup, sepse po përpiqesha t’i shpëtoja. Është një imazh që do të më përndjekë për gjithë jetën. Nuk do ta harroj kurrë. Do ta shoh kamionçinën që goditi djalin tim çdo natë të jetës time, për çdo moment që do të jem në tokë”.
Nëna e 19-vjeçarit tregoi gjithashtu se i biri Harley dhe Rhiannon ishin dashuruar në gjimnaz dhe kishin qenë tejet të lumtur që do të nisnin një jetë të re sëbashku.
Ndonëse e zhvilluan ceremoninë në gjykatë, ata planifikonin një dasmë më 20 Dhjetor të këtij viti./tvklan.al
"The two of them had so many dreams."
— KFDM News (@kfdmnews) August 24, 2019
The family of newlyweds who were married for only a few minutes before they were killed in a vehicle crash is speaking about the couple — Harley Joe Morgan and his bride Rhiannon Marie Morgan. https://t.co/7ACTECHrgX pic.twitter.com/JMLwW4kssA