Realizohen 50% të punimeve, përfundon në pranverë

“E ndërtuar në vitin 1986 dhe e përuruar në vitin 1988, piramida ka shërbyer si muze për diktatorin Enver Hoxha. E ngritur në një nga pikat kyçe të kryeqytetit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kjo strukturë tashmë do u dedikohet vetem të rinjve.”

Objekti, i cilësuar famëkeq për shkak të lidhjes me të shkuarën e herrët të komunizmit, po transformohet në një qendër inovative. Pjesa më e madhe punimeve tashmë ka përfunduar, si ndarja me dhoma në formë kubi brenda dhe jashtë piramidës. Brenda piramidës, të rinjve do u ofrohen kurrikula në fushën e inovacionit dhe artit.

“Brenda qendrës më të madhe tek në rajon, deri tani janë realizuar 50 % e punimeve. Struktura, e cila pritet të përfundojë vitin tjetër është konceptuar në formë kubi, ku pritet të mësojnë rreth 5 mijë të rinj.”

Ilda Qazimllari, Drejtore e Investimeve të Punëve Publike, Bashkia Tiranë:Nëse i referohemi punimeve ndërtimore perfshirë dhe prishjeve jemi tek 50 % e punimeve me vendosjen e instalimeve dhe pajisjeve do rritet deri në finale. Ne kemi shumë dëshirë që te vendoset në punë rreth Majit të vitit që vjen. Nëse do ketë nevojë, do ketë edhe një shtesë tjetër krahas strukturës që ka sot.

Për t’u ngjitur në majë të piramidës, do të ketë shkallë të jashtme dhe sheshpushimi për të shijuar pamjen nga lart. Qendra më e madhe teknologjike në rajon do të mbledhë të rinj të grupmoshës 12-18 vjeç. Synimi i Bashkisë së Tiranës është që kjo ndërtesë të kthehet edhe në një nga pikat më të vizituara në kryeqytet.

“Gjithë piramida është konceptuar në pjesën e jashtme dhe të brendshme pa një ndarje dhe hyrje kryesore, e aksesueshme nga të gjitha anët. Jo vetëm për të mësuar, por edhe për t’u vizituar edhe nga turistët, do ketë shërbime 24 orësh dhe jo vetëm gjatë kohës së mësimdhënies, por edhe për t’u shfrytëzuar.”

Të rinjtë e klasave tumo do të mësojnë në 8 disiplina të ndryshme. Rijetëzimi i piramidës kap një kosto prej 1.4 mld lekë.

Tv Klan