Djali i 62-vjeçares, që i vunë lëndë plasëse pranë shtëpisë, punon në një kompani shërbimesh internet

Policia e Shkodrës, dyshon se vendosja e tritolit në derën e shtëpisë së 62-vjeçares, Frida Sala, një ditë më parë në Shkodër, ka lidhje me veprimtarinë e basteve ilegale. Kjo është pista kryesore e hetimit nga ana e grupit hetimorë të policisë së Shkodrës.

Një ditë më parë, Frida Sala dhe djali i saj, Dori Sala janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës ku kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Megjithatë grupi hetimor ka përjashtuar pistën për shkak të detyrës së 62-vjeçares, e cila punon pranë peshores në doganën e Hanit të Hotit, duke u përqëndruar tek aktiviteti i të birit.

Dori Sala dyshohet se nëpërmjet kompanisë së internetit ku punon, mund të jetë përfshirë në mirëmbatjen e serverave të kompanive të basteve online, çka mund të jetë edhe shkaku i vendosjes së tritolit pranë banesës së tyre një ditë më parë në orët e para të mëngjesit.

Klan News