Partizani fitoi finalen e vogël për vendin e tretë ndaj Dinamos. Të kuqtë e kryeqytetit triumfuan me përmbysje, me rezultatin 2-1 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dinamovitët kaluan të parët në avantazh, me golin e shënuar nga Dejvi Bregu në minutën e 16-të. Megjithatë, Partizani ia doli të reagojë, ndonëse trajneri Gega kishte hedhur në fushë të rinjtë.

Tedi Malaj barazoi shifrat në minutën e 37-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Gudjufi shënoi golin e dytë dhe të përmbysjes për Partizanit. Të kuqtë e ruajtën avantazhin deri në fund, për të marrë fitoren, e cila u siguron podiumin si ngushëllim.

Kujtojmë se finalja e madhe e titullit kampion, do të luhet mes Vllaznisë dhe Egnatias ditën e Hënë. /tvklan.al