Një person është qëlluar nga policia jashtë katedrales së Notre Dame të Parisit, pasi tentoi që të sulmonte një oficer policie me çekiç. Sipas mediave franceze, i dyshuari është plagosur në kraharor, ndërsa autoritetet deklarojnë se bëhet fjalë për një “incident terrorist”.

Rreth 900 persona mësohet se ndodhen ende në katedrale. Zona përreth është mbyllur, ndërsa njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë larg.

Dëshmitarë të shumtë thanë se kishin parë turistë të vraponin të frikësuar nga zona.

“Po futesha në katedrale kur dëgjova zhurmë, të shtëna me armë. Kur u ktheva pashë një person të shtrirë përtokë

“, tha një turist amerikan për BBC, sipas të cilit situata u menaxhua shumë shpejt, pa rrezik për njerëzit.

Notre Dame është një prej vendet më të vizituara nga turistët në Paris. Vitin e shkuar policia parandaloi një sulm që po planifikohej fare pranë këtij vendit.

Ky incident vjen vetëm tre ditë pasi ekstremistët përdorën furgon dhe thika në një sulm në Londër, ku mbetën të vrarë 7 personave.

Franca është në gjendje emergjence që prej sulmeve xhihadiste në Paris, që i morën jetën 130 personave, në 2015 -ën./tvklan.al