Tre persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg.

Një person ende i paidentifikuar hapi zjarr ndaj turmës mbrëmjen e të martës. Personi i armatosur është aktualisht në arrati dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Në internet qarkullojnë xhirime amatore të njerëzve, që largohen nga vendngjarja të frikësuar. Motivet e sulmit janë ende të paqarta.

Tregjet e Krishtlindjeve në Francë dhe Europë kanë qenë vitet e fundit, shënjestër e atentateve të ekstremistëve islamikë.

Tv Klan