Trump premton të nisë lirimin e anijeve nga Ngushtica e Hormuzit “duke filluar nga e hëna”
Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social, duke premtuar se SHBA-të do të fillojë të udhëheqin anijet që të dalin “në mënyrë të sigurt” nga Ngushtica e Hormuzit të hënën në mëngjes.
“Sërish, këto janë anije nga zona të botës që nuk janë në asnjë mënyrë të përfshira në atë që po ndodh aktualisht në Lindjen e Mesme,” shkroi Trump.
“I kam udhëzuar përfaqësuesit e mi që t’i informojnë se do të bëjmë përpjekjet më të mira për t’i nxjerrë anijet dhe ekuipazhet e tyre në mënyrë të sigurt nga ngushtica.
“Në të gjitha rastet, ata thanë se nuk do të kthehen derisa zona të bëhet e sigurt për lundrim dhe për gjithçka tjetër. Ky proces, ‘Project Freedom’, do të nisë të hënën në mëngjes, sipas orës së Lindjes së Mesme.”
Ai vijoi: “Lëvizja e anijeve synon thjesht të ndihmojë njerëzit, kompanitë dhe vendet që nuk kanë bërë absolutisht asgjë të gabuar, ata janë viktima të rrethanave.”
Zyrtarët iranianë ritheksojnë se fokusi kryesor i planit me 14 pika është përfundimi i luftës
Zyrtarët iranianë kanë folur në dy orët e fundit lidhur me planin me 14 pika për të bërë të qartë qëndrimin e tyre. Ata theksojnë se aktualisht janë të përqendruar vetëm dhe ekskluzivisht në përfundimin e luftës në të gjitha frontet.
Gjithashtu, ata kanë hedhur poshtë spekulimet për çdo negociatë apo për çështje më të ndërlikuara, siç është dosja bërthamore.
Esmaeil Baghaei, në mediat shtetërore, e bëri të qartë se aktualisht ekzistojnë dy kushte: që fokusi është te përfundimi i luftës, por kjo është e kufizuar në kohë dhe e përcaktuar për mënyrën se si do të zbatohet plani me 14 pika brenda 30 ditëve.
Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet për një afat apo ultimatum në lidhje me negociatat me Shtetet e Bashkuara, duke thënë: “Nuk do të negociojmë nën presion, nuk do të negociojmë me afate”, por këto 30 ditë kanë të bëjnë me mënyrën se si të arrihet ose të zbatohet një marrëveshje brenda këtij afati kohor.
Trump e quan “të papranueshëm” propozimin e ri të Iranit
Media izraelite Kan News raporton se presidenti amerikan Donald Trump se ka shqyrtuar propozimin e ri nga Irani dhe e ka konsideruar atë “të papranueshëm”.
“E kam studiuar, kam studiuar gjithçka. Nuk është i pranueshëm”, raportohet të ketë thënë ai.
Presidenti amerikan foli gjithashtu për çështjen e korrupsionit të Netanyahut dhe tha se kryeministri izraelit duhet të falet nga presidenti Herzog.
Trump i tha një gazetari të Kan News: “Thuaji presidentit tuaj të falë Bibin (nofka e Netanyahut). Ai është një kryeministër në kohë lufte. Izraeli nuk do të ekzistonte pa mua dhe Bibin, në këtë renditje. Ju duhet një kryeministër që të përqendrohet te lufta, jo te gjëra të kota.”
Irani merr propozimin e SHBA-ve, këmbëngul për përfundimin e luftës para çdo bisede bërthamore
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, paraqiti një plan me 14 pika që kërkon një fund të përhershëm të luftës, jo një armëpushim të brishtë apo një pauzë të zgjatur, si dhe heqjen e bllokadës së Shteteve të Bashkuara mbi Ngushticën e Hormuzit dhe portet iraniane, së bashku me garanci dhe masa për ndërtimin e besimit mes SHBA-ve dhe Iranit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij nga Omani, Badr Albusaidi, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në rajon. Araghchi e ka informuar atë edhe mbi përpjekjet diplomatike të Iranit për t’i dhënë fund luftës dhe tensioneve të imponuara nga SHBA-të dhe Izraeli ndaj Teheranit, me synimin për rikthimin e paqes në rajon.
SHBA nën presion, Irani flet për “opsione të pamundura” ushtarake
Trupat e Gardës Revolucionare të Iran kanë deklaruar se hapësira e vendimmarrjes për SHBA-të në raport me konfliktin me Iranin është ngushtuar ndjeshëm. Sipas agjencisë ISNA, në një deklaratë të saj, IRGC ka përshkruar situatën aktuale duke pretenduar se Irani ka vendosur një afat bllokade për Pentagonin, ndërsa Kina, Rusia dhe Europa kanë ndryshuar qasjen ndaj Washingtonit.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump përballet me dy opsione: “një operacion ushtarak i pamundur” ose “një marrëveshje e keqe” me Republikën Islamike të Iranit.
“Ka vetëm një mënyrë për ta lexuar këtë: Trump duhet të zgjedhë mes një operacioni ushtarak të pamundur ose një marrëveshjeje të keqe me Republikën Islamike të Iranit”, thuhet në deklaratë.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka kritikuar disa vende evropiane për qasjen e tyre ndaj programit bërthamor të Iranit. Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij italian, Araghchi ka thënë se disa vende evropiane po përsërisin “klishe të pasakta” lidhur me programin bërthamor paqësor të Iranit, duke e cilësuar këtë qasje si jo konstruktive dhe të papërgjegjshme.
FOTO: Tym i dendur prej sulmeve të reja ajrore izraelite në jug të Libanit



Izraeli ka dhënë miratimin përfundimtar për blerjen e avionëve luftarakë F-35 dhe F-15I nga kompanitë Lockheed Martin dhe Boeing. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, marrëveshja kap vlerën e dhjetëra miliardë dollarëve dhe synon forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore të vendit.
Irani do e kthejë një zonë të bombarduar…në muze!
Autoritetet iraniane kanë planifikuar që një zonë e goditur nga bombardimet në një universitet në Iranin qendror të shndërrohet në muze, që do të dokumentojë ndikimin e sulmeve SHBA-Izrael, sipas AFP.
Zafarollah Kalantari, drejtues i Universitetit të Teknologjisë në Isfahan, deklaroi se “zona e dëmtuar do të ruhet si muze lufte brenda universitetit, për të mbetur një dëshmi historike e asaj që e quajti ‘shtypje shkencore’ ndaj vendit.” Ai shtoi se është caktuar edhe një sipërfaqe tjetër toke për ndërtimin e një godine të re dhe pajisjen e universitetit me infrastrukturë të avancuar, sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA.












Botërori 2026 
