Një vajzë 8-vjeçare ka humbur jetën pasi u rrëzua nga kroçera teksa po prisnin që të zbrisnin në Miami.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pasagjer i quajtur Raymond Kassim tha se ishte dëshmitar dhe pa momentin kur vajza nga Bahamasi u rrëzua.

“Ndoshi kaq shpejt, ajo thjesht ra”, i tha ai autoriteteve. Prindërit e vajzës të quajtur Zion thanë se 8-vjeçarja ishte përpara syve të tyre kur ajo papritur u rrëzua. Vajza kishte pësuar dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital.

Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë pas disa orësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në kroçerën “Carnival Cruises Lines” që kishte udhëtuar në Karaibe dhe po ankorohej në Miami. /

tvklan.al