Tornadot kanë zbarkuar në Florida, ndërsa uragani Irma ka prekur tokën amerikane, me një shpejtësi të erërave në 201 kilometra në orë, mbrëmjen e së shtunës.

Rruga e re e projektuar sugjeron se është drejtuar për në Tampa dhe jo Miami, siç ishte parashikuar më parë. Tampa nuk është prekur nga një uragan masiv prej gati një shekulli.

Ky ndryshim i papritur gjatë natës kapi shumë persona të pa përgatitur. Autoritetet urdhëruan një operacion masiv evakuimi në zonën e Tampas dhe shumë shpejt vendet e strehimit nisën të mbusheshin.

Pavarësisht kësaj, Miami mbetet në rrezik. Për shkak se stuhia është me një gjerësi të shkallës së lartë, zona mbetet kërcënim për jetën e banorëve.

Në rrjetet sociale, shumë postuan pamjet e para të kësaj stuhie të fuqishme, e cila rrezikon jetën e mijëra banorëve. Imazhet janë gati apokaliptike.

Erërat ekstreme dhe shiu kanë bërë që banorët në Miami të mbeten pa energji elektrike.

Guvernatori i Floridas Rick Scott tha se të paktën 76 mijë persona janë aktualisht pa energji, ndërsa pritet që ky numër të rritet. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje rreth 6 milion banorëve në 7 shtete të Floridas që të evakuohen nga banesat e tyre./tvklan.al

https://twitter.com/gabrielben/status/906650004760264705

https://twitter.com/wpbf_ari/status/906654374646173696

https://twitter.com/MikeLaCrosseWBZ/status/906648714789494784