Me ndarjen e çmimeve dhe një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër.

Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit.

Çmimi “Simon Gjoni”, për interpretuesin më të mirë të festivalit, iu dha artistit të ri Ivan Tanushi.

Një tjetër artiste që spikati ishte Sara Payman nga India, e cila ushqen një dashuri të veçantë për muzikën shqiptare.

Një pjesë e mbrëmjes iu kushtua edhe kompozitorit shkodran dhe drejtorit artistik të festivalit, Zef Çoba, në vlerësim të krijimtarisë së tij.

Festivali “Luleborë”, i zhvilluar më 5 dhe 6 nëntor në Teatrin “Migjeni”, solli 16 krijime të reja, duke vijuar traditën e promovimit të këngës shkodrane dhe shqiptare.

/tvklan.al