Nafta 3 lekë më lirë, benzina bie me 4 lekë

Nga mesdita e së shtunës nafta do tregtohet me 3 lekë më lirë. Bordi i Transparencës në vendimin e fundit ka ulur sërish çmimet e karburanteve në vend. Një litër naftë të blihet me 118 lekë nga 221 lekë që ishte më parë. Në vendimin e bordit po ashtu benzina është ulur, këtë herë me 4 lekë.

Nga 204 lekë/litër do tregtohet me maksimumi 200 lekë/litër. Po ashtu gazi ka pësuar një ulje të lehtë, nga e shtuna një litër gaz do blihet deri në 71 lek.

Bordi i Transparencës sqaron se të tilla vendime bazohen në lëvizjet e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Tv Klan

/tvklan.al