8 Lekë më pak nafta, 4 Lekë benzina dhe 1 Lekë gazi

Nafta, benzina dhe gazi nga kjo e premte do të kushtojnë më pak. Pa kaluar 24 orë nga ulja me 8 Lekë e çmimit të naftës, Bordi i Transparencës ka miratuar një tjetër ulje po me 8 Lekë, duke e çuar çmimin nga 224 në 216 Lekë për litër.

Në ulje këtë herë ka ardhur edhe benzina. Nga 198 Lekë litri, benzina do të zbres në 194 Lekë për litër. Gazi po ashtu do të tregohet 1 Lekë më lirë, nga 78 Lekë, çmimi i një litri gaz do të zbresë në 77 Lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi në orën 18:00 të së premtes, kohë në të cilën të gjitha pikat e karburanteve ndryshuan tabelat.

Sipas Bordit të Transparencës, çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Ata bëjnë me dije se vendimet që merren dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Ndërkohë në bursën e Teksasit një fuçi naftë e papërpunuar kap vlerën e 85 Dollarë, ndërsa në bursën e Londrës kap vlerën 91 Dollar për fuçi.

Tv Klan

/tvklan.al