Ulet edhe benzina, rritet gazi me 4 Lekë   

Bordi i Transparencës është mbledhur për herë të tretë brenda 72 orëve të fundit dhe vendosi të ulë sërish çmimin e naftës dhe benzinës në vend. Çmimi i arit të zi ka ulur me dy lekë çmimin e naftës e cila tashmë shitet me 190 Lekë për litër. Ky është çmimi më i ulët i naftës që nga fillimi i konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ulje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, e cila nga 187 Lekë do të tregtohet me 185 Lekë për litër. Në vendimin e bordit rritje ka pësuar vetëm gazi me 4 Lekë, duke e çuar në 75 Lekë për litër çmimin.

Vendimi i fundit i bordit vjen në një kohë që çmimi i naftës ka pësuar një rënie të ndjeshme edhe në tregjet ndërkombëtare. Kështu në mbyllje të bursës së Teksasit një fuçi naftë e papërpunuar u shit me 73 Dollarë, ndërsa në atë të Londrës me 79 dollarë.

Gjithsesi Bordi i Transparencës thekson se vendimet i ka marrë sipas lëvizjeve të bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve dhe jo sipas bursave ndërkombëtare për naftën e papërpunuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi në orën 18:00 të së shtunës dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.

Tv Klan