“Djajtë e kuq” do të paguajnë 85 mln Euro për kartonin e sulmuesit danez tek Atalanta
Manchester United ka arritur marrëveshje me Atalantën për sulmuesin Rasmus Hojlund. “Djajtë e kuq” do të paguajnë 75 mln Euro, shto këtu edhe 10 mln Euro të tjera bonuse.
Për danezin kishte interesim edhe nga PSG-ja, por dëshira e tij ishte që të transferohej në “Old Trafford”. 20 vjeçari do të firmosë për United një kontratë pesë vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Për “Djajtë e kuq” u bë më e thjeshtë arritja e marrëveshjes, pasi bergamaskët arritën akordin me El Bilal Ture, ndërsa 20 vjeçari u a jashtë ekipit në takimin miqësor që ekipi luajti ndaj Bornemouth.
Danezi bëhet blerja e tretë i United në këtë verë pas Mason Mount dhe portierit Andre Onana. Me përforcimin e fundit, skuadra angleze po mendon që të shesë lojtarë.
Në listën e largimeve janë Heri Meguajër, Skot Mektominai, Fred dhe Doni van de Bik. Nëse në verë do të ketë sërish shitje, atëherë një emër që pëlqehet nga United është mesfushori i Fiorentinës Sofian Amrabat.
“Djajtë e kuq” e mbyllën në vend të tretë në sezonin e kaluar, duke siguruar një vend në Ligën e Kampioneve, e po ashtu fituan League Cup në shkurt.
Klan News