Arabia Saudite dhe Uruguaji ndanë pikët në ndeshjen e parë të Grupit H në Kupën e Botës FIFA 2026, duke lënë të katër skuadrat e grupit me nga një pikë. Takimi i luajtur në Miami kishte intensitet dhe raste, por në fund, dy kombëtaret u kënaqen me barazimin 1-1.
“La Celeste” e nisi më mirë dhe krijoi disa raste të rrezikshme në minutat e para, por portieri saudit Mohammed Al-Owais u shfaq i sigurt, duke ndalur përpjekjet e Maximiliano Araújos dhe Federico Viñas.
Arabia Saudite befasoi në minutën e 41-të, kur Abdulelah Al-Amri reagoi shpejt pas një goditjeje nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Ky gol i dha fund pritjes së gjatë të “Falkonjtë e Gjelbër” të cilët nuk kishin shënuar golin e parë në një Botëror që nga viti 1994.
Në pjesën e dytë, Uruguai u rikthye më agresiv. Trajneri Marcelo Bielsa bëri ndryshime taktike që sollën më shumë presion, ndërsa Al-Owais vazhdoi të ishte protagonisti kryesor me pritjet e tij.
Pavarësisht rezistencës saudite, Uruguai gjeti golin e barazimit në minutën e 80-të. Maximiliano Araújo përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.
Në minutat e fundit, Federico Valverde provoi të vendoste fatin e ndeshjes, por Al-Owais bëri një pritje të jashtëzakonshme në kohën shtesë për t’i dhënë Arabisë Saudite një pikë të vlefshme. Pas këtij rezultati, të gjitha skuadrat e Grupit H kanë nga një pikë.
Uruguai do të përballet me Kepin e Gjelbër, ndërsa Arabia Saudite do të kërkojë rezultat pozitiv ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
