Sulmuesi kuqezi dha një asist dhe realizoi dygolësh në suksesin ndaj Sporting Gijon me rezultatin 5-0

Myrto Uzuni ishte protagonist në fitoren që Granada mori ndaj Gijonit me rezultatin 5-0 në shtëpi në takimin e javë s së 10 në La Liga 2.

Sulmuesi i Shqipërisë kontribuoi në realizimin e tre golave të parë në këtë përballje, që e çon skuadrën e tij në kuotën 17 pikëve, 3 më pak se sa kryesuesit e Las Palmasit.

Pas gjashtë minuash lojë, 27-vjeçari krosoi brenda zonës për Puortas-in, që me kokë finalizoi.

Në minutën e 27, ishte Uzuni që e çoi rezultatin në 2-0.

Edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan takimin në “Los Carmenes”.

Në të 50’, lojtari kuqezi shënoi golin e tretë me një gjuajtje të bukur.

Gijoni e pati të pamundur që të reagonte, ndërsa u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga Kajehon dhe Perea.

Sulmuesi kuqezi po kalon një formë mjaft të mirë, ndërsa kryeson renditjen e golashënuesve në La Liga 2 me 8 gola të shënuar.

Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një asist në 10 javë të luajtura.

Klan News