Një video e postuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, pasi në të duket se diçka nuk shkon mirë.

Në këto pamje që mendohet se janë xhiruar në Teksas, shihen dy vajza, njëra prej të cilave bëhet gati që përmes një litari të hidhet në ujë.

Por pasi hidhet dhe shkëputet nga litari, lëvizjes e saj janë shumë të çuditshme teksa bie në ujë…

Por çfarë ndodh?

Në fakt është një tjetër litar që nuk duket i cili i ka kapur këmbën në momentin që lëshon litarin e parë që është i dukshëm edhe në kamera.

Por kjo ide e këtyre dy motrave ka shkaktuar jo vetëm habi por edhe të qeshura, duke u klikuar dhe shpërndarë me mijëra herë. /tvklan.al