Sjell në Shqipëri markat më unike elektroshtëpiake

VANTO, një ndër kompanitë më prestigjioze, ka përuruar showroom-in eksperiencial të elektroshtëpiakeve, projektuar nga Laago Architects me kujdes të dedikuar në çdo detaj për të krijuar një eksperiencë të pajetuar më parë.

Prania e brandeve që prezantohen për herë të parë në Shqipëri sjellin një revolucion për të gjithë të apasionuarit e teknologjisë dhe interiorit.

Klodian Sulejmani, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë VANTO: Showroom-i VANTO është koncepti më i mirë dhe më i ri në Tiranë drejtuar teknologjisë, inovacionit dhe cilësisë së materialeve. Duhet të vijnë ta vizitojnë patjetër nëse kërkojnë diçka më ekstra nga gjërat që janë mësuar t’i shikojnë sot kudo.

Kompania ka sjellë për herë të parë markat më cilësore të pajisjeve shtëpiake. Prandaj edhe profesionistët më të mirë të kuzhinës kanë zgjedhur VANTO.

Flori Uka, somelier: Këtu regjistron çdo verë që fut brenda. Ti hap dhe sheh gjithë review-t e somelierëve në gjithë botën që kanë bërë për këtë verë.

Klodian Sulejmani, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë VANTO:  Kemi të gjithë brandet, po mos harrojmë një brand që shumë femra dhe gra e kanë shumë përzemër, që është Dyson, është një nga brandet më të pëlqyera sot për sot.

Bashkë me konceptet e reja të cilësisë, VANTO ka sjellë edhe çmime për çdo nivel social.

Klodian Sulejmani, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë VANTO: Këtu kemi dashur që njerëzit të vijnë të gjenden mirë po të gjejnë edhe çmimin që duan.

Në përurimin e showroom-it të enjten mbrëma nuk munguan surprizat dhe dhuratat.

Tv Klan