Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vasil Melo një nga aleatët aktualë të Socialistëve në koalicionin qeveritar ka kërkuar sot që brenda disa muajve të arrihet krijimi i një qeverie me bazë të gjerë ku të përfshihen socialistët, demokratët dhe të tjerët.

Vasil Melo, Kryetar i PBDNJ:- “Të gjithë janë opozitë përveç atyre patrive që janë në koalicion. Kështu që nëqoftëse do futen dy ose tre parti të tjera, qoftë edhe PD. Në qoftë se arrihet një marrveshje dhe arrithet që me të vërtetë të arrihet një mirkuptim i tillë që mund të krijohet një qeveri me një spektër më të gjerë cilido qoftë ai, kjo do të jetë në të mirë të vendit”.

Megjithatë koalicioni qevritar do të mbetet edhe për dy muaj peng i kongresit të tretë të socialistëve. Vetëm pas 9 Tetorit mund të bëhen ndryshime në qeveri, ndërkohë që mbledhja më e afërt e koalicionit javën që vjen pritet ti hedh ujë zjarrit të ndezur kohët e fundit mes Cekës dhe Gjinushit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame