“70 anëtarë të saj kalojnë me PS”

70 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 8 i janë bashkuar strukturave të Partisë Socialiste. Lajmi u bë i ditur nga vetë anëtarët ndërsa morën kartat e PS të dhëna nga Erion veliaj.

“Personalisht jam shumë i kënaqur. Jam rikthyer në shtëpi. Kam qenë socialist dhe socialist do të jem deri në fund”.

Duke i përgëzuar për vendimin e marrë, Veliaj u uroi mirëseardhjen në PS.

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe na qoftë një rrugëtim i gjatë dhe i mbarë. Më bëhet shumë qejfi”.

Sipas Veliajt gjatë ditëve të fundit, një numër i madh anëtarësh të LSI-së dhe drejtues degësh të kësaj force në kryeqytet i janë bashkuar PS. Rasti i fundit ishte ai i shkrirjes së 13 degëve në Njësinë 6, në Kombinat.

Tv Klan