Blake Lively do të ulet në “karrigen e nxehtë” pasi beteja ligjore me Justin Baldoni ka marrë një drejtim tjetër.

Sipas People, aktorja do të pyetet nga avokatët e Baldoni të enjten e javës së ardhshme, më 17 korrik. 

Pasi avokatët e Lively u dorëzuan thirrje për paraqitje dy publicistëve të lidhur me Baldonin, të cilët nuk janë palë, avokati i tyre paraqiti një kërkesë për zgjatje afat duke kërkuar një javë shtesë për dorëzimin e dokumenteve.

Bryan Freedman, avokati i regjisorit, është shprehur se dëshiron të shohë “sesa përkon dëshmia e saj me faktet.”  Freedman ka thënë për TMZ se ai dhe ekipi i tij “kanë të gjitha incizimet, mesazhet dhe email-et.”

Avokati i Lively, Mike Gottlieb, më herët ka thënë se “sigurisht” që klientja e tij do të dëshmojë në gjyqin që është caktuar në mars të vitit 2026.

37-vjeçarja e ka akuzuar ish-kolegun e saj për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të “It Ends With Us”. Gjithashtu, ka paditur publicistët e tij për organizimin e një fushate për njollosje imazhi.

41-vjeçari është kundërpërgjigjur me padi ndaj Blake dhe Ryan Reynolds për prishje imazhi dhe zhvatje./tvklan.al