Rreth 30 pacientë në ditë i drejtohen mjekut

Vera sjell infeksionet dhe mykun në lëkurë. Sipas mjekëve dermatologë, rreth 30 pacientë çdo ditë paraqiten për shkak të infeksioneve në lëkurë të shkaktuar nga plazhi apo pishinat.

Sianila Gjokutaj, mjeke dermatologe: Në verë, gjithmonë ka shtim të rasteve të infeksioneve të lëkurës. Ndonjëherë ngjan si e djegur me cigare dhe vjen e përhapet, jep të tjera rreth e rrotull. Grupmosha më e prekur janë fëmijët, por ka edhe të rinj. Shenjat që shfaqen janë me njolla si plagë të cilat nëse fillojnë të kruhen përhapen në të gjithë trupin.

Për të eliminuar rrezikun e infeksioneve në lëkurë, mjekët rekomandojnë një higjenë sa më të pastër dhe kujdes të shtuar.

Nëse një person shfaq probleme me lekurën dhe drejtohet tek mjeku dermatolog në fazat kur sapo janë shfaqur shenjat e para, mjekimi bëhet vetëm lokalisht.

Por nëse gjendja është e përkeqësuar, mjekimi shoqërohet me përdorimin e antibiotikëve dhe antimykotikëve oral.

Tv Klan