“Kosova nuk kërcënohet nga askush”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zgjedhur ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës, për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë.

Ditë më parë shefi të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, ka thënë se Serbia ka përkrahjen e ushtrisë ruse se si të veprojnë në situatën e Kosovës.

Por Veseli ka thënë se Kosova, nuk e kërcënon askënd, por as nuk do të lejojë askënd ta cënojë atë.

Sipas tij, Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa tha se kufijtë e shtetit të Kosovës janë të paprekshëm.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se transformimi i FSK-së në ushtri po merr krah.

Ndërkohë, 337 pjesëtarë, 22 prej komuniteteve pakicë, e kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik 9-javor dhe i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo është gjenerata e parë e rekrutëve që i bashkohen FSK-së pas mandatimit me misionin e ri.

Tv Klan