Skandali me borxhet prej 704 milionë Dollarë të kompanisë “ARMO”, ka shkaktuar debat mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe analistit Lorenc Vangjeli.

Gjatë debatit në studion e emisionit “Opinion”, Vangjeli sulmoi Bashën duke i thënë se të gjitha palët politike, e djathta dhe e majta janë fajtorë për keqadministrimin e “ARMO-s”, duke i konsideruar të paaftë dhe mallkimi i këtij vendi.

Lulzim Basha: Dje atje ku je ulur ti është folur për 700 milionë Euro të vjedhura nga ARMO…

Lorenc Vangjeli: Ku jeni bashkëfajtorë dhe ju…

Lulzim Basha: Jo jo s’jemi fare, zero bashkëfajtorë.

Lorenc Vangjeli: Të gjithë jeni bashkëfajtorë, të gjithë jeni grabitës, të paaftë jeni, të gjithë jeni mallkimi i këtij vendi. Nëse nuk keni grabitur, nuk keni mundur ta ndaloni.

Lulzim Basha: Nuk ka dallim më të madh se sa midis meje dhe Edi Ramës. Ai sjell kriminelët, unë bëj ligj kundër kriminelëve.

/tvklan.al